Mesi dëshiron të prezantojë kupën, PSZH në dilemë për shkak të Mbapes

Lionel Messi dëshiron të prezantojë Kupën e Botës në ndeshjen e radhës të PSZH -së në shtëpi. Sipas “Goal”, sulmuesi argjentinas i ka kërkuar klubit që ta lejojë që t’ua tregojë trofeun tifozëve. Megjithatë, klubi nuk është i sigurt se do ta lejojë atë ta bëjë këtë.

Problemi kryesor, sipas drejtuesve, është se kombëtarja e Argjentinës mundi skuadrën franceze në finalen e Kupës së Botës 2022.

Përveç kësaj, drejtuesit janë të shqetësuar për reagimin e mundshëm të Kilian Mbappe, i cili shënoi 3 gola në atë ndeshje. Më 28 dhjetor, PSZH do të luajë në shtëpi në Ligue 1 kundër Strasburgut.

LEXO EDHE:

Back to top button