Tumori po rritet, rëndohet gjendja shëndetësore e Pele-s

Legjenda e futbollit, Pele, është ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas raportimeve të fundit, braziliani nuk ka aspak përmirësim të kësaj gjendjeje. 82-vjeçari do t’i kalojë edhe Krishlindjet në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo të Brazilit, për shkak se tumori është rritur. Kështu të paktën deklarohen nga vetë spitali, që thonë se kujdesi intensiv duhet të vazhdojë.

“I pranuar që nga 29 nëntori për një rivlerësim të terapisë së kimioterapisë për një tumor të zorrës së trashë dhe trajtimin e një infeksioni respirator, Edson Arantes do Nascimento [Pelé] paraqet progresion të sëmundjes onkologjike dhe kërkon kujdes më të madh në lidhje me mosfunksionimet renale dhe kardiake. Pacienti qëndron i shtruar në një dhomë të përbashkët, nën kujdesin e nevojshëm të ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.

Siç dihet, Pele vuan që një kohë nga tumori i zorrës së trashë.

LEXO EDHE:

Back to top button