Mesi dhe Di Maria sërish shkruajnë historinë e futbollit

Pas medaljes së artë në Lojërat Olimpike në vitin 2008, Lionel Mesi dhe Anhel Di Maria kanë fituar së bashku trofeun e Kupës së Botës “Katar 2022”. Dyshja Messi – Di Maria tani janë bërë lojtarët e vetëm që e kanë arritur këtë sukses që prej Luftës së Dytë Botërore.

Lionel Messi dhe Angel Di Maria u bënë këtë vit lojtarët e 12-të dhe 13-të në historikun e futbollit që kanë fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike dhe Kupën e Botës.

14 vite para triumfit në Katar, kombëtarja e Argjentinës e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 2008. Të gjithë 11 lojtarët e mëparshëm (7 nga Uruguai dhe 4 nga Italia) e kanë arritur këtë sukses para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Lista e lojtarëve që kanë fituar Lojërat Olimpike dhe Kupën e Botës

José Andrade – Uruguai (Lojërat Olimpike 1924, 1928) (Kupa e Botës 1930)

Héctor Castro – Uruguai (Lojërat Olimpike 1928) (Kupa e Botës 1930)

Pedro Cea – Uruguai (Lojërat Olimpike 1924, 1928) (Kupa e Botës 1930)

Lorenzo Fernández – Uruguai (Lojërat Olimpike 1928) (Kupa e Botës 1930)

Álvaro Gestido – Uruguai (Lojërat Olimpike 1928) (Kupa e Botës 1930)

José Nasazzi – Uruguai (Lojërat Olimpike 1924, 1928) (Kupa e Botës 1930)

Héctor Scarone – Uruguai (Lojërat Olimpike 1924, 1928) (Kupa e Botës 1930)

Sergio Bertoni – Itali (Lojërat Olimpike 1936) (Kupa e Botës 1938)

Alfredo Foni – Itali (Lojërat Olimpike 1936) (Kupa e Botës 1938)

Ugo Locatelli – Itali (Lojërat Olimpike 1936) (Kupa e Botës 1938)

Pietro Rava – Itali (Lojërat Olimpike 1936) (Kupa e Botës 1938)

Lionel Messi – Argjentina (Lojërat Olimpike 2008) (Kupa e Botës 2022)

Ángel Di María – Argjentina (Lojërat Olimpike 2008) (Kupa e Botës 2022)

LEXO EDHE:

Back to top button