“Ishte një periudhë e vështirë te Juventusi, por më bëri më të fortë”

Mesfushori suedez Dejan Kullushevski, i transferuar te skuadra e Totenhamit në Premier Ligë, ka rrëfyer se përvoja e tij te skuadra e Juventusi, nuk ka qenë aspak pozitive. 22-vjeçari shprehet se transferimi në Angli ishte zgjidhja e duhur, ku duket se ka gjetur ritmin e dikurshëm.

 

“Në sezonin e dytë me Juventusin nisa të dyshoja në aftësitë e mia. Brenda meje erdhi ky zë, që thoshte “ndoshta nuk jam aq i aftë sa mendoj”. Mendoj se kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një futbollisti, duke nisur kështu të dyshosh në atë që bën në fushën e lojës”, tha mes tjerash Kullushevski.

 

“Ishte një periudhë e vështirë, por më bëri më të fortë. Ndihem më mirë se kurrë që kur erdha te Tottenham. Jam në një vend fantastik edhe pse e di që do të kem momente të vështira. Kur erdha në Angli isha nervoz, pasi po luaja keq me Juven dhe nuk e parashikoja dot të ardhmen. Për fat trajner është Konte, që më njeh dhe i dinte aftësitë e mia”, than ë fund Kullushevski.

LEXO EDHE:

Back to top button