Prania e Lionel Mesit në Inter Majami, jo vetëm që ka shtuar talentin e jashtëzakonshëm në ekip, por edhe një ndjenjë bujarie. Sipas “Express US”, gjestet e argjentinasit jashtë fushës i kanë lënë përshtypje edhe bashkëlojtarëve të tij. Superylli 36-vjeçar është bërë i preferuari mes lojtarëve të Inter Majami duke i bërë secilit prej tyre një dhuratë të veçantë
Pas fitores, DeAndre Jedlin u pa duke mbajtur kufje “Beats by Dre” të bëra me porosi me distinktivin e klubit. Kur u pyet për kufjet, Jedlin ndau detajet.
“Po, ky është Messi. Messi i mori ato për ekipin. Nuk e di nëse i bleu, por ai u dha të gjithëve kufje për ndeshjen e tij të parë”, deklaroi ai.
Ky nuk është akti i parë bujar i Messit për bashkëlojtarët e tij të rinj. Ai gjithashtu ndihmoi shokun e tij të skuadrës Leonardo Kampanja të merrte bileta për ngjarjen e tij të prezantimit në stadiumin “DRV PNK”.








