Mesi do të rinovojë me PSZh-në, s’ka pasur kontakt nga Barça!

Guillem Balague, autor i biografisë së vetme të autorizuar të Lionel Messit, foli për “SER Catalunya” për të ardhmen e lojtarit argjentinas. Ai theksoi se nëse klubi i Paris Sen Zhermenit i ofron rinovimin, atëherë sulmuesi do të pranojë, ndërsa sa i përket Barcelonës theksoi se Leo nuk është kontaktuar nga klubi katalanas.

“Nëse PSZH do t’i ofronte Messit një kontratë 1 + 1, ai do ta nënshkruante atë. Leo dëshiron të presë Kupën e Botës për të vlerësuar, por nëse ai dëshiron të vazhdojë të konkurrojë për ‘Topin e Artë’, ai duhet të qëndrojë në Francë. Unë mendoj se Çavi foli me Mesin, por nuk ka asnjë strategji ekonomike apo strategji sportive për ta kthyer atë në Barcelonë. Këto gjëra duhet të bëhen me gjashtë muaj paradhënie, nuk ka pasur kontakte Laporta-Mesi apo Laporta-Horhe Mesi “-deklaroi Balague.

LEXO EDHE:

Back to top button