Mesi e Argjentina, fitues të “Copa America”

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar trofeun e Kupës së Amerikës, pasi që në finale mposhti Brazilin me rezultat 1-0. Ndeshja nisi me shumë tensione nga të dyja skuadrat që shkakton numër të shumtë të ndërhyrjeve të palejuara, ndërsa Argjentina solli goditjen e vetme në minutën e 22-të. Pas asistimit të De Pollit, ishte Anhel Di Maria që me lehtësi loboi portierin e Brazilit për 1-0. Pjesa e dytë nisi më mirë për brazilianët që e morën në tërësi kontrollin e lojës, dhe kishin disa raste të mira për të barazuar shifrat, por duket se u mungoi fati sportiv. Kështu Argjentina shpallet kampion për herë të 15-të në Kupën e Amerikës, dhe ky është trofeu i parë i Lionel Messit me kombëtaren e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button