Basketboll, SHBA mundet nga Nigeria 87-90!

Kombëtarja e basketbollit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, përjetoi disfatë senzacionale nga kombëtarja e Nigerisë pran rezultatin 87-90, në sfidën e parë përgatitore nga ato pesë të planifikuara, para paraqitjes në Lojrat Olimpike në Tokio 2020. Kjo njëherit ishte edhe disfata e parë e kombëtares së SHBA-së nga një kombëtare e Afrikës. Në sfidën e fundit, në Lojrat Olimpike në Londër, në vitin 2016, SHBA mundi Nigerinë me rezultat 156-73, që ishte edhe fitorja më e lartë në një përballje të basketbollit olimpik. Kevin Durant u dallua të SHBA me 17 pikë, ndërsa më efikas të kombëtarja e Nigerisë ishte basketbollisti i Majamit, Geb Vinsent, i cili realizoi 21 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button