Amerikani Dastin Poirier, është fitues i mbrëmjes “UFC 264”, pasi që mundi irlandezin Konor Mekgregor me nokaut teknik, në një sfidë të zhvilluar në Las Vegas. Në sfidën e tretë mes dy atletëve të mirënjohur të arteve marciale, irlandezi Konor Mekgregor dëmtoi kyçin e këmbës së majtë në fund të raundit të parë, duke vënë keq këmbën në tapet. Ndërkohë arbitri kryesor në “octagon”, pas konsultimeve me gjyqtarët dhe ekipin mjekësor, vendosi që fitorja t’i takojë Dastin Poirerit. Ky i fundit regjistroi fitoren e 28-të, ku ka edhe 6 disfata dhe një barazim, por tani merr të drejtën që të konkurrojë për titullin kampion të peshave të lehta, që është lënë “vacant”, pas tërheqjes së Nurmagomedovit.
(Foto:AP)







