Mesi i kumtoi Kumanit se largohet nga “Kamp Nou”


Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, ka ndërprerë pushimet për të biseduar me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Kuman, por si duket biseda nuk ka sjellë lajme të mira për fansat e Barcelonës.

Sipas radio katalunase “RAC 1”, Messi i ka kumtuar trajnerit holandez se ai e sheh vetën larg Barcelonës. Lajmi poashtu thotë se Lionel Messi e di se për shkak të kontratës së tij, një largim në vitin 2020 është i vështirë, por ai nuk dëshiron të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të këtë zhvillime të reja, me 33 vjeçarin që për herë të parë në karrierë po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga klubi në të cilin ka luajtur gjatë gjithë jetës.

LEXO EDHE:

Back to top button