Mesi: Ishte shije e hidhur nga ndeshja e parë, por sot treguam forcën tonë

Pas fitores të rëndësishme të Inter Majami-t 2:1 ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube, Lionel Mesi komentoi për paraqitjen dhe reagimin e skuadrës.
Me golin e tij nga goditja e lirë, që vendosi rezultatin final, kapiteni argjentinas u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke treguar përsëri klasën në momentet kyçe.
Në deklaratën pas ndeshjes, Mesi tha se ekipi dha një përpjekje të madhe.
“I gjithë ekipi bëri një përpjekje të madhe. Jo vetëm që u mbrojtëm mirë, por edhe e trajtuam shumë mirë topin.”
Ai theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje pas zhgënjimit të ndeshjes së parë:
“Na mbeti një shije e hidhur pas ndeshjes së parë. Është një fitore shumë e rëndësishme dhe duhet ta shijojmë.”
Goli i shënuar ishte një moment klasik i Messi-t, që solli një fitore të çmuar për ekipin amerikan.