Lionel Mesi ka vendosur, do të firmos me Al Hilallin!

Lionel Mesi ka vendosur t’i bashkohet Al-Hilalit në Arabinë Saudite, raporton AFP. Superylli argjentinas i futbollit do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë. 36-vjeçari ka marrë një ofertë të majme nga klubi arab e cila thuhet se është mbi 500 milionë euro në vit.

Lionel Mesi te Al-Hilali do të transferohet si futbollist i lirë. Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2021 dhe këtë edicion ka 20 gola e 19 asistime në të gjitha garat. Transferimi i 35-vjeçarit në Arabinë Saudite, do ta ringjallte rivalitetin me portugezin Kristiano Ronaldo, i cili është pjesë e ekipit Al-Nassr./Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button