Mesi kalon rekordin e Ronaldos, me më shumë gola në top pesë ligat

Lionel Mesi ka thyer një tjetër rekord të vendosur më parë nga Kristiano Ronaldo, pasi shënoi për Paris Sen Zhermenin kundër Strasburgut. Me 12 fitime të “Topit të Artë” mes tyre dhe një mori vlerësimesh individuale, karriera e Messit dhe Ronaldos kanë qenë krah për krah dhe ata përmenden rregullisht në të njëjtën fjali.

Por Messi kaloi përpara rivalit të tij prej kohësh. Magjistari argjentinas e çoi PSZH-në përpara me golin e tij të 16-të të sezonit në ligë dhei siguroi titullin e Ligue 1 për skuadrën e Kristof Galtierin.

Megjithatë, ishte edhe më i rëndësishëm sepse ishte goli i 496-të në pesë ligat më të mira evropiane dhe e sheh shifrën e tij të ngjitet mbi Ronaldon, i cili ka shënuar 495 herë. Messi, i cili e gjeti rrjetën pas një pasimi të mirë nga Kilian Mbape, e arriti këtë rekord në 49 ndeshje më pak të zhvilluara.

LEXO EDHE:

Back to top button