Mesi, kalon sërish rekordin e Kristiano Ronaldos

Lionel Mesi ka shënuar gol në ndeshjen që Paris Sen Zhermeni e fitoi me 3-1 ndaj Makabi Haifa-n në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi, falë këtij goli e ka arritur edhe një statistikë të pabesueshme. “La Pulga” tanimë ka shënuar në 18 edicione të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pos kësaj, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” u ka shënuar plot 39 klubeve në kompeticionin më prestigjioz për klube, më shumë se çdo lojtar tjetër, duke kaluar edhe Kristiano Ronaldon, që ka shënuar ndaj 38 skuadrave të ndryshme në Champions.

LEXO EDHE:

Back to top button