Mesi larg Barcelonës, një tjetër skuadër do argjentinasin


Alsat
16.08.2020 10:39
Barcelona dhe Man. Siti dështuan totalisht në Ligën e Kampionëve, por ndryshe nga katalanasit që janë në krizë totale, anglezët kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri .
Sipas “Sunday Mirror”, emri i parë që ka dalë në skenë nuk është as më shumë, e as më pak, por Lionel Mesi. Argjentinasi mund të largohet nga skuadra spanjolle, pasi është krejtësisht i zhgënjyer.
Ai do të donte një ribashkim me trajnerin Pep Guardiola, ndërsa ky i fundit sigurisht do të donte të kishte sërish në urdhra 6 herë fituesin e Topit të Artë.