Mediat, Barcelona ka gjetur trajnerin e ri


Alsat
16.08.2020 10:21
Skuadra e Barcelonës ka vendosur të pushojë trajnerin Kike Setien pas humbjes me rezultatin 8-2 ndaj Bajern Munihu. Gjermanët shkatërruan me rezultatin 8-2 ekipin spanjoll dhe përgjegjësinë kryesore në raste të tilla e merr trajneri.
Sipas “The Guardian”, argjentinasi Maurisio Poketinjo do të jetë tekniku i ri, i cili rikthehet në timonin e një ekipi për herë të parë pas largimit nga Totenhami. Marrëveshja është arritur mes palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi.