Mijallkov nuk komenton as “Koaliconi Meriot” as takimin me Grubin


Alsat
25.08.2020 11:07
Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov sot nuk deshi të komentojë deklaratat nga disa anëtarë të VMRO-DPMNE-së, të cilët iniciatorët për kongres të jashtëzakonshëm në VMRO-DPMNE i quajtën “Koaliconi Meriot”, që sipas tyre i shërben Zaevit.
Mijallkov para se të hyjë në seancë për rastin “Target-Fortesa” shkurtimisht u përgjigj:
“Sot jemi për ngjarje tjera”, tha Mijallkov.
Gazetari: A mundet një koment?
“Jo, herën tjetër, kur do të jetë ajo temë”, pohoi Mijallkov.
Mijallkov nuk komentoi as takimin me sekretarin e BDI-së, Artan Grubi.
Gazetari: A keni pasur takim me Grubin? Pse nuk jepni përgjigje?
Ndryshe, Mijallkov tashmë i është bashkangjitur iniciativës në VMRO-DPMNE ku kërkohet dorëheqja e liderit aktual Hristijan Mickoski.