Mesi spektakolar për Inter Majamin në Kansas Sity, mes rekordit të tifozërisë

Më shumë se 72,000 tifozë mbushën stadiumin “Arrowhead” në SHBA-së për të parë Sporting KC duke luajtur kundër Inter Majamit, teksa u vendos një rekord për numrin më të madh të njerëzve për të ndjekur një lojë futbolli në Kansas City dhe në shtetin e Misurit.

Lionel Mesi nuk zhgënjeu dhe dhuroi spektakël në fitoren e Inter Majamit 2-3 në udhëtim, teksa shënoi një gol dhe një asistim. Ylli argjentinas fillimisht bëri një asistim fantastik te Diego Gomez i cili nuk e pati të vështirë të shënonte për 1-1.

E në minutën e 51-të, gjeniu argjentinas shënoi një nga golat më të bukur të tij në MLS, ku me një goditje të fuqishme realizoi për 1-2. Ndërkohë golin e tretë për 2-3, e realizoi Luis Suarez nga afërsia për ta rikthyer Inter Majamin në krye të Konferencës së Lindjes me 15 pikë, pas nëntë xhirove.

Sa i përket golave në total, Messi ka realizuar deri më tani pesë gola dhe ka dy asistime, derisa Luis Suarez ka gjashtë gola e tre asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button