Mesi tejkalon Çavin, tani mban të gjitha rekordet

Argjentinasi Lionel Mesi që mban shumë rekorde te Barcelona, ka thyer rekordin e Çavit për më shumë paraqitje në ndeshje zyrtare (768).  Numri 10 i klubit tani bëhet lojtari me më shumë, gola, ndeshje, tituj dhe fitore në historinë e klubit për plotë 121 vite.

 

 

Mesi që cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë në histori vazhdon të shkëlqejë në La Liga, trofe të cilin synon ta fitojë këtë edicion, meqenëse janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Deri me tani, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në kampionatin spanjoll ka realizuar plotë 21 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button