Mesiç-Serbisë: Nuk mund ta pushtoni Kosovën me ushtrinë tuaj

“Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj, as nuk mund t’i imponojë Kosovës zgjidhje të saj”.
Kështu është deklaruar, Stjepan Mesiq, ish-president i Kroacisë, gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë.

Mesiq ka folur për zhvillimet në pikat kufitare Kosovë – Serbi, ngjarje pas të cilave ka ardhur edhe kërcënimi nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili “I ka dhënë kohë Kosovës, ose do të marrin masa”.

Kjo mendësi e Serbisë, sipas ish-presidentit kroat tregon se “Serbia s’e ka ulur kokën”, më saktësisht, “nuk e ka kuptuar atë që e kishte marrë vesh Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore”.

“Gjermanët kanë ulur kokën. Serbia, për fat të keq, nuk e ka ulur kokën”, ka thënë ndër tjerash ai.

Sipas tij, Serbia nuk e kritikoi Millosheviqin se pse shkoi në luftë, por pse e humbi luftën.

“Tani, disa nuk mund të pajtohen me faktin se kanë shkuar në rrugë të gabuar dhe se duhet të hapin bashkëpunimin me fqinjët e tyre. Askush në Serbi nuk guxon të thotë se Kosova është çështje teknike për Serbinë”, ka deklaruar ai.

 

LEXO EDHE:

Back to top button