Mësohen emrat e 6 kombëtareve që kanë siguruar kualifikimin në “EURO 2024”

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së tetë të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani, verën e vitit të ardhshëm. Gjashtë kombëtare deri më tani e kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

Gjermania si mikpritëse, Franca, Belgjika, Skocia, Spanja dhe Turqia tashmë e kanë të sigurt pjesëmarrjen. Edhe Kombëtarja e Shqipërisë është afër që ta sigurojë kualifikimin pasi që i duhet edhe një pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button