Mësohen çerekfinalistët e parë, avancon edhe Iga Sviatek

Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të katërt në Grand Slamin e Uimbëlldonit, duke përcaktuar edhe çerekfinalistët e parë të turneut më të rëndësishëm të fushave me bar. Numri 2 në botë, serbi Novak Gjokoviç, udhëheq 2-0 ndeshjen ndaj hungarezit Hubert Hurkaç, sfida e ndërprerë për shkak të orës së vonë që luhej dhe që do të vijojë sot.

Në çerekfinale avancojnë rusi Andrej Rublev, që mundi 3-2 kazakun Aleksander Rublik, si dhe italiani Janik Siner, që mposhti 3-0 kolumbianin Daniel Galan. Më tej avancojnë edhe bullgari Grigor Dimitrov (3-0 ndaj Tiafoe) e rusi Ruman Safiullin (3-1 ndaj Shapovalovit).

Te femrat, numri 1 në botë, polakja Iga Sviatek, rrezikoi shumë ndaj zviceranes Belinda Bençiç duke fituar 2-1 pas 3 orësh lojë. Më tej avancon edhe tenistja amerikane Xhesika Pegula, që mundi 2-0 ukrainasen Tsurenka. Fiton tenistja tjetër ukrainase Elina Svitolina (2-1 ndaj Azarenka), çekja Marketa Vondrousova (2-1 ndaj Bouzkova) si dhe rusja Mirra Andreeva (2-0 ndaj Potapova).

LEXO EDHE:

Back to top button