Mësohen ekipet që sigurojnë 1/8 e finales në Ligën Evropa

Edhe pse me rotacion dhe disa ndryshime ne formacion, Roma e Gasperinit ka fituar në shtëpi ndaj Stuttgartit, në kuadër të javes së shtatë në fazën e ligës në Ligën Evropa. “Verdhekuqtë” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të triumfuar me rezultat komod 2-0. Niccolo Pisilli me një supergol e zhbllokoi epërsinë për të kaluar Romën në epërsi pas 40 minutave lojë.

Stuttgart kishte një rast të mirë shënimi përmes Deniz Undav, megjitahtë ky i fundit dështoi ta konkretizonte. Roma arriti ta ruante rezultatin dhe ishte Pisilli që e vulosi fitoren me një tjetër gol të bukur, ku kësaj radhe u asistua nga Paulo Dybala (90+3’). Roma me këtë fitore ngjitët në pozitën e gjashtë me 15 pikë ndërsa Sttugart bie në vendin e 12-të me 12 pike.

Sonte u luajtën edhe ndeshje te tjera, teksa Dinamo Zagreb i Arber Hoxhes shenoi fitore te thelle 4-1 ku shqiptari dha asistin e golit te dyte.

18 klube kanë siguruar matematikisht nokautin e Ligës Evropa:

Lyon (direkt ne 1/8-tat), Aston Villa (direkt në 1/8-tat),

Freiburg, Midtjylland, Braga, Roma, Ferencváros, Real Betis, Porto, Crvena zvezda, PAOK, Stuttgart, Celta Vigo, Bologna, Nottingham Forest, Viktoria Plzeň, Fenerbahçe, Panathinaikos.

LEXO EDHE:

Back to top button