Mësohen emrat e trajnerëve në garë për stolin e Njukasëllit

Vetëm disa çaste pasi që Njukasëll njoftoi lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajneri Stiv Brus, eksperti i transferimeve, Fabricio Romano ka zbuluar disa emra që janë kandidatë për stolin e skuadrës angleze.

“Paullo Fonseka dhe Lusien Favre, janë opsione për listën e Njukasëllit, në pozitën e trajnerit. Nuk ka bisedime me Antonio Konte për momentin. Fonseka është i hapur për të diskutuar. Para disa ditëve bisedimet nisën me Fonseka. Favre është në pritje gjithashtu. Asgjë nuk është arritur. Gara ende e hapur”, shkroi Romano.

Ndërkohë, thuhet se Njukasëll do shpenzoj plotë 200 milionë euro në afatin kalimtar të janarit.

LEXO EDHE:

Back to top button