Mësohen skuadrat dhe vazot për sfidat në Ligën Evropa

Mësohen 16 skuadrat e kualifikuara në Ligën Evropa, ndërsa në garë hyjnë edhe Liverpulli me të pamposhturit e Çabi Alonsos, skuadrën e Bajer Leverkuzenit  dhe Milanin që rrezikon short ferri.

Ata do të vendosen në vazon e parë të shortit dhe mes tyre ka emra shumë të njohur si anglezët e Liverpul, Uest Hem e Brajton, apo skuadra që po mahnit këtë sezon në Bundesligë, Bajer Leverkuseni i pamposhtur i Çabi Alonsos.

Në shortin që hidhet këtë të premte në orën 12:00, rregullorja parashikon që të mos ketë përballje mes ekipeve të të njëjtit shtet. Ndeshjet e turit tjetër do të luhen më datat 7 dhe 14 mars.

VAZO 1

Uest Hem, Brajton. Rejnxhërs, Atalanta, Liverpul, Vijareal, Slavia Pragë, Bajer Leverkusen

VAZO 2

Milan, Benfika, Frajburg, Karabak, Sporting Lisbonë, Sparta Pragë, Marsejë, Roma.

LEXO EDHE:

Back to top button