Mësohen votat e përzgjedhësit e kapitenit të kombëtarëve të Shqipërisë dhe Kosovës

Argjentinasi Lionel Mesi ia doli të fitonte çmimin “The Best” si lojtari më i mirë për vitin 2022 nga FIFA. Mesi mposhti Kilian Mbapen dhe Karim Benzema-n, për të marrë trofeun nga shtëpia e futbollit botëror. Tani më janë mësuar edhe votat e kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtarëve. Mes tyre janë edhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rarhmani ka votuar për Lionel Mesin, Kilian Mbapen dhe Vinicius Xhuniorin. Trajneri i Kosovës, Alen Zhiresi, ka votuar për Lionel Messin, Karim Benzeman dhe Kilian Mbappen.

Ndërkohë trajneri i Shqipërisë, Silvinjo dha më shumë pikë për Lionel Mesin, Karim Benzeman dhe votoi edhe për bashkëvendësin e tij – Nejmarin. Në anën tjetër, kapiteni i “kuqezinjëve”, Etrit Berisha kishte vota për Mesin, Erling Haalandin dhe Kilian Mbapen.

LEXO EDHE:

Back to top button