Mësohen zyrtarët e sfidës Gjeorgji-Maqedoni

Mësohen personat zyrtar për ndeshjen Gjeorgji – Maqedoni, e cila do të zhvillohet në Tbilsi dhe kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Gjyqtari sllovak Ivan Kruzhliak do të jetë në rolin e arbitrit kryesor për ndeshjen e nesërme, e cila nis në orën 18:00.  Bëhet fjalë për arbitrin që drejtoi ndeshjen kundër Islandës në eliminatoret për Botërorin “Katar 2022”, e cila u zhvillua në muajin shtator dhe u mbyll me rezultat 2-2.

Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Branislav Hanzhko dhe Jan Pozor si ndihmës, ndërsa Peter Kralovic është arbitri i katërt. Italiani Paolo Valeri është gjyqtari i VAR-it, ndërsa bashkëkombasi i tij Marko Bresmes është ndihmës në dhomën e VAR-it.

Vetëm me një fitore bindëse Maqedonia ruan shanset për t’u renditur e para në grup, pasi që Maqedonia ka 3 pikë më pak se Gjeorgjia, e cila para disa muajsh shënoi fitore 3-0 në Shkup. Stadiumi në Tbilisi pritet të jetë i mbushur plot, pasi që janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button