Mësohen 6 ekipet e para çerekfinaliste dhe ato që shkojnë në “Play In”

Është luajtur java e 34-t dhe e fundit e sezonit të rregullt në Euroleague. Gjashtë skuadrat më të mira janë kualifikuar direkt për në fazën çerekfinale “play off”. Kështu, një biletë për më tej kanë siguruar ekipet e Olimpiakosit, Fenerbahçes, Panatinaikosi, Monako, Barcelona dhe Anadolu Efes, që janë renditur respektivisht nga vendi i parë në të gjashtin.

Dy skuadrat e fundit që do të shkojnë në çerekfinale do të përcaktohen më 15 prill, pas ndeshjeve të “play in”. Aty luajnë skuadrat e renditura në vendet 7 e deri në atë të 10-të.

Ndërkohë, janë eliminuar nga ky turne ekipet e Armani Milano, Partizan Beograd, Zhalgiris Kaunas, Baskonia Gasteiz, Villeurban, Makabi Tel Aviv, Virtus Bolonja dhe Alba Berlin.

 

Euroleague-Java e 34-të

Villeurban – Monako, 78-83

Bajern Munih – Fenerbahçe, 77-89

Olimpiakos – Makabi Tel Aviv, 99-93

Partizan Beograd – Real Madrid, 89-91

Armani Milano – Baskonia Gasteiz, 111-89

Paris Basketball – Alba Berlin, 73-63

Anadollu Efes – Zhalgiris Kaunas, 87-77

Panatinaikos – Crvena Zvezda, 111-104

Barcelona – Virtus Bolonja, 91-87

 

“Play In” – 15 prill

Real Madrid – Paris Basketball

Bajern Munih – Crvena Zvezda

LEXO EDHE:

Back to top button