Mësohet arseyja e mungesës së Poll Pogba-s ndaj Frajburgut

Drejtori i Juventusit, Françesko Kalvo ka konfirmuar se Poll Pogba u përjashtua nga ndeshja kundër Frajburgut në Liga Europa, për shkak të vonesës në stërvitje dhe se do të duhet të paguajë një gjobë.

“Pogba mbërriti me vonesë. Lojtarët, veçanërisht lojtarët kryesorë, duhet të respektojnë rregullat. Ishte e drejtë që të mos përfshihej në ndeshjen ndaj Freiburgut. Ai gjithashtu u gjobit”, ka shpjeguar drejtuesi i “Zonjës së Vjetër”, duke folur për “Sky Sports”.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas sfidës me skuadrën gjermane, e fituar minimalisht me gol të Di Marias, e preku me nota humor çështjen “Pogba”.

“Pogba mbërriti në kohë sonte, kështu që do të jetë i disponueshëm për nesër”, tha trajneri mes buzëqeshjeve në konferencë për shtypin.

LEXO EDHE:

Back to top button