Mësohet arsyeja përse Fill Foden mban fanellën me numër “47”

Futbollisti më në formë te Mançester Siti, padyshim që është Fill Fodeni. Anglezi po kalon formë fantastike me “qytetarët”, ku janë në luftë për Premier Ligën, FA Cup e Ligën e Kampionëve.
Shumë fansa befasohen se si një yll kaq i madh bartë një numër jo të zakonshëm në fanellë.
Gjyshi i reprezentuesit anglez, Roni, ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare dhe Foden ka zgjedhur ta nderojë atë duke veshur fanellën e 47-shit që kur ai debutoi te Man. Siti. Pep Guardiola i kishte ofruar fanellën me numër 10 të lënë nga Aguero, por Foden e kishte refuzuar.
Në 30 paraqitjet e këtij edicioni në Premie Ligë, Fill Foden ka realizuar 14 gola e ka bërë shtatë asistime.