Lionel Mesi raportohet se është i interesuar të rikthehet në Barcelonë për shkak të rritjes së ndikimit të Kilian Mbapes te PSZH. Pasi u largua papritur nga Barcelona gjatë verës së kaluar, Mesi firmosi një marrëveshje dyvjeçare me parisienët, me një opsion për një vit tjetër.
“El Nacional” shkruan se Mesi ka kontaktuar me trajnerin e Barcelonës, Çavi për të komunikuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në klub. Statusi në rritje i Mbappes në klub duket se e ka bërë shumë të vështirë jetën për 35-vjeçarin, i cili duhet të kënaqet me një rol më të vogël.

Me një marrëveshje të re, Mbape mund të ndikojë në vendimet e klubit dhe rinovimi i fundit i Mbapes thuhet se ka ndezur xhelozi dhe zili në dhomën e zhveshjes. Artikulli i “El Nacional”, vë në dukje se shkarkimi i Maurisio Poketinjos kishte gjithashtu një ndikim negativ në marrëdhëniet e klubit me Mesin. Për më tepër, Leo nuk është impresionuar nga rregullat strikte për lojtarët që ka vendosur trajneri i ri, Kristof Galtier.
Përveç kësaj, Mesi është i pakënaqur me pozicionin e PSZH-së në lidhje me të ardhmen e Neymar.
“Le10Sport” raportoi më parë se shtatë herë fituesi i Topit të Artë, dëshiron të zgjasë qëndrimin e tyre së bashku në Paris. Megjithatë, nuk dihet nëse mendimi i tij do të ndikojë në dëshirën e klubit për të hequr qafe brazilianin. /abcnews.al/








