Mësohet emri i klubit dhe kampionati, ku do të huazohet Entoni

Anësori brazilian, Entoni është afër të largohet nga Man. Junajtedi. Entoni, pritet të largohet si huazim dhe destinacioni i tij do të jetë La Liga, më saktësisht te skuadra e Real Betisit.
Ky huazim do të jetë vetëm huazim i thjeshtë pa opsion të blerjes, me “Djajtë e Kuq” që thuhet se do të paguajë një pjesë të pagës së tij.
Entoni, erdhi me shumë bujë te Man. Junajtedi në vitin 2022 nga Ajaksi, mirëpo nuk arriti të tregonte formën e tij të lartë duke u cilësuar shpesh herë si një objekt talljeje./IndeksOnline/