Nis zbatimi i marrëveshjes Izrael-Hamas/ Trupat izraelite po tërhiqen nga Rafah, zbulohet se cilët janë pengjet që do të lirohen

Nis zbatimi i marrëveshjes Izrael-Hamas/ Trupat izraelite po tërhiqen nga Rafah, zbulohet se cilët janë pengjet që do të lirohen

Ushtria izraelite ka nisur të tërhiqet nga zonat në Rafah të Gazës, në korridorin Filadelfi, përgjatë kufirit midis Egjiptit dhe Gazës.

Korridori i Filadelfit është një rrip toke përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin, duke përfshirë kalimin Rafah.

Megjithëse ishte planifikuar që armëpushimi në Gaza të niste që në orët e para të mëngjesit të sotëm, zbatimi u vonua për shkak se Izraeli pretendoi se nuk kishte marrë emrat e pengjeve që do të liroheshin.

Por tashmë militantët e Hamasit kanë zbuluar se kush do të jenë tre pengjet e para që do të lirohen.

Një prej tyre është një shtetase britaniko-izraelite e quajtur Emily Damari, 28 vjeç. Dy emrat e tjerë janë Romi Gonen, 24 vjeç dhe Doron Steinbrecher, 31 vjeç.

LEXO EDHE:

Back to top button