Mësohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

Kombëtarja e Shqipërisë në orën 16.00 do të zhvillojë sfidën e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë. Kjo ndeshje do të jetë si një finale pasi do të përcaktojë se cila skuadër do të arrijë në vendin e pare dhe do të kualifikohet në Divizionin B të edicionit të tretë.

“Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren e dytë radhazi në “Air Albania” dhe do të kenë dy mungesa të sigurta si Abrashi për shkak pezullimi dhe Hysaj me “Covid-19”. Trajneri Reja ka ulur në stol Kallakun dhe Uzunin duke aktivizuar Laçin dhe Memollën. Në vend të Hysajt dhe Abrashit do të luajnë Doka dhe Gjasula.

Shqipëria: Berisha, Doka, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Memushaj, Gjasula, Memolla, Laçi, Manaj, Cikalleshi.

Bjellorusia: Khatkevich, Bordachev, Sachivko, Polyakov, Yuzepchuk, Staasevich, Yablonski, Meavski, Ebong, Skavyash, Lisakovich.

LEXO EDHE:

Back to top button