Mësohet formacioni titullar i Shqipërisë kundër Kilit, Broja rikthehet në sulm

Shqipëria do të sfidojë Kilin në “Enio Tardini” të Parmës, të premten duke nisur nga ora 20:45. Mediat në Shqipëri mësojnë se si Silvinjo do të zgjedhë formacionin titullar kundër Kilit.

Në portë do ta nisë nga minuta e parë Tomas Strakosha, ndërkohë që katërshen e prapavijës pritet ta formojnë: Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj në qendër,ndërsa Mario Mitaj e Elseid Hysaj nga krahët.

Ndërkohë Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami do të formojnë treshen e mesfushës, me tetovarin më të avancuar në mbështetje të sulmit. Reparti ku do të rikthehet Armando Broja nga minuta e parë në majë, ndërsa nga krahët konfirmohen Jasir Asani dhe Taulant Seferi.

Suedia është kundërshtari i dytë i Shqipërisë në këto miqësore përgatitore për Euro 2024. Dueli përballë kombëtares nordike do të luhet të martën e 25 marsit (19:00).

LEXO EDHE:

Back to top button