Kosova zhvillon sfidën e parë nën drejtimin e Franko Foda-s

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e parë për vitin 2024. “Dardanët” do të zhvilojnë një miqësore në udhëtim tek Armenia.

Kosova do ët zhvillojë ndeshjen e parë me përzgjedhësin e ri, Franko Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasues i Primozh Gliha-s.

Kjo përballje është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Jerevanit, me fillim nga ora 17:00. Kjo nuk do të jetë përballja e vetme e verdh e kaltërve për muajin mars.

Katër ditë më vonë, Kosova luan një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj Hungarisë në Budapest.

LEXO EDHE:

Back to top button