Mësohet kalendari i F1 për 2025 dhe gara e debutimit të Hamiltonit te Ferrari

FIA dhe Formula 1 shpallën kalendarin për vitin 2025, moment kur Luis Hamilton do të debutojë te Ferrari dhe nëse gjithçka shkon siç pritej, gara e parë e britanikut për skuderinë italiane do të jetë në Australi, në fundjavë, më 14 deri më 16 mars.

Aty do të nisë sezoni 2025, i cili do të ketë 24 gara. Garat nuk ishin pozicionuar fillimisht kështu, po për faktin se vitin e ardhshëm, Ramazani do të jetë përgjatë muajit mars, bëri që Çmimet e Mëdha të Bahreinit dhe Arabisë Saudite të zhvendosen në kalendar, për t’u zhvilluar në prill.

Botërori përfundon më pas në Abu Dhabi, në fundjavën e 5 deri më 7 dhjetor, që do të jetë java e tretë radhazi pas Çmimit të Madh të SHBA-së, 20 deri në 22 nëntor, dhe Çmimit të Madh të Katarit, që do të mbahet nga data 28 deri në 30 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button