Mësohet largimi i parë nga Barcelona në merkaton e verës

Barcelona do që t’i nënshtrohet një rinovimi të madh të ekipit pas përfundimit të sezonit aktual, ku pritet të ketë disa largime por edhe prurje të reja. Një lojtar i cili tashmë është konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit është spanjolli Markos Alonso.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano i cili përmes rrjeteve të tij sociale njoftoi se 33-vjeçari do të largohet nga Barcelona, si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“Kam kuptuar se Markos Alonso do të largohet nga Barcelona, si lojtar i lirë, në fund të sezonit aktual. Respekt i madh mes klubit dhe lojtarit, por ai po largohet në qershor, vendimi është marrë”, ka shkruar Fabrizio.

 

“Sergio Roberto mund të largohet gjithashtu si lojtar i lirë, por vendimi final do të varet edhe nga e ardhmja e Çavit”, shtoi Romano.

Alonso ishte bërë pjesë e Barcelonës në shtator të vitit 2022, si lojtar i lirë, pas një aventure në Angli me Çellsin. Këtë sezon ai është përballur me lëndime të shumta, kur për pasojë ka arritur që të luajë vetëm në shtatë ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button