VIDEO/ Interit i mjaftojnë golat e Dimarkos dhe Sançezit për të thyer Empolin

Inter ka marrë një fitore me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Empolit, në kuadër të javës së 30-të të Serie A. ‘Zikaltërit’ morën epërsinë në minutën e pestë përmes Federiko Dimarkos, i cili shënoi në cepin e majtë të portës për shifrat 1-0.

Pjesa e dytë u shoqërua me një ritëm të ngadaltë të lojës, megjithëse Interi gjeti edhe golin e dytë për të vulosur përfundimisht fitoren në këtë takim.

Aleksis Sançez (81’) shënoi në portën e boshatisur për rezultatin 2-0 pas asistimit nga Denzel Damfries. Me këtë fitore, Inter mban vendin e parë në tabelë me 79 pikë, 14 më shumë se Milan i vendit të dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button