Mësohet se cili është senzacioni më i madh i eliminatoreve “Katar 2022”

Pas fitores ndaj Gjermanisë në transfertë ndaj Duisburgut me rezultat 2-1, është befasia më e madhe në eliminatoret e deritanishme për Botërorin “Katar 2022”. Me golat e Goran Pandevit dhe ELif Elmasit, Maqedonia mundi Gjermaninë,që është favoriti kryesor për vendin e parë në Grupin “J”. Kjo është edhe humbja e vetme e Gjermanisë deri më tani.

Në vendin e dytë është fitorja minimale e Luksemburgut ndaj Iralndës dhe pastaj vjen fitorja e Skocisë në terrenin e Austrisë me rezultat minimal.

Ndërkohë Turqia ka “prodhuar” dy rezultate senzacionale – fitore ndaj Holandës në terrenin vendas dhe fitorja rutinore ndaj Norvegjisë në transfertë.

LEXO EDHE:

Back to top button