Mësohet se ku do të luajë Barcelona ndeshjen e Ligës së Kampionëve me PSZH-në

Barcelona nuk do të jetë në gjendje të debutojë në Ligën e Kampioneve në stadiumin e tyre “të ri”. Klubi katalanas ka konfirmuar se ndeshja e tyre e parë në shtëpi e fazës së grupeve do të luhet në “Montjuic”, në vend të Camp Nou të rinovuar. Ndeshja, e planifikuar për 1 tetor, do të shohë blaugranat të përballen me PSZH-në, të trajnuar nga ish-trajneri i Barçës, Luis Enrike.

Lajmi, i konfirmuar edhe nga UEFA në faqen e saj të internetit, u bë zyrtar nëpërmjet një deklarate të klubit.

“FC Barcelona njofton se ndeshja e dytë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, kundër Paris Sen-Zhermenit, do të luhet në Estadi Olímpic Lluís Companys”, thuhet në deklaratë.

Barcelona ka shpjeguar se po vazhdon të punojë për të marrë lejet e nevojshme për të hapur stadiumin “Spotify Camp Nou”, një proces që e përshkruan si “kompleks dhe emocional”.

Ndërsa presin kthimin e shumëpritur në shtëpinë e tyre historike, katalanasit falënderojnë anëtarët e klubit dhe tifozët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre. Debutimi i tyre në Ligën e Kampioneve do të zhvillohet në një vend të përkohshëm, në pritje të inaugurimit të stadiumit që do të presë ndeshjet e ardhshme evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button