Në prag të derbit, Mareska thur lavdata për trajnerin e “Djajve të Kuq”

Skuadra e Çellseit nesër luan ndeshjen e ardhshme në Premier Ligë, ndaj Mançester Junajtedit në “Old Trafford”. Trajneri Enzo Mareska u paraqit në konferencë për media dhe u pyet për kundërshtarin e tij, Ruben Amorim.

Mareska thur lavde për trajnerin e “Djajve të Kuq” edhe pse ky i fundit nuk ka pasur rezultate të mira kohët e fundit.

“E vlerësoj shumë Ruben Amorimin. Është një trajner i mrekullueshëm. Ndonjëherë mund të kesh vështirësi në fillim të një projekti. Nuk kam dyshim që ai është një trajner fantastik. I kam parë ndeshjet e tij te Sportingu”, u shpreh Mareska.

Nesër (e shtunë) nga ora 18:30, Çellsi udhëton në “Old Trafford” për ndeshjen derbi të javës së pestë në Premier./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button