Mësohet se kush do ta drejtojë Milanin në sfidën me Napolin

Pasi edhe asistenti i Stefano Piolit, Giacomo Murelli, rezultoi pozitiv në testin për Covid-19, do të jetë Daniele Bonera ai i cili do ta drejtojë Milanin në ndeshjen kundër Napolit.

“La Gazetta dello Sport” raporton se Bonera është njeriu i cili do të marr përgjegjësinë për ta udhëhequr Milanin nga stoli në rikthimin e Serie-A pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare.

Ish-qendërmbrojtësi i Milanit është pjesë e stafit të Piolit dhe e posedon edhe licensën e UEFA-së.

Milani ballafaqohet me Napolin të Dielën dhe Bonera do të ndeshet me ish-bashkëlojtarin e tij, Gennaro Gattuson.

LEXO EDHE:

Back to top button