Mësohet se sa kohë do të mungojë Kristian Pulishiç nga terreni i gjelbër

Dëmtim i gradës së ulët në muskujt të pulpës së djathtë. Ky është rezultati i rezonancës magnetike, së cilës iu nënshtrua Kristian Pulishiç, i cili u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë të ndeshjes Atalanta-Milan. Amerikani do të mungojë me siguri në përballjen kundër Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve dhe në dy ndeshjet pasuese, përkatësisht kundër Xhenoa (të dielën) dhe Veronës në “Bentegodi” (më 20 dhjetor).

Ka gjasa që ai të jetë në dispozicion të trajnerit Fonseka për ndeshjen Milan-Roma më 29 dhjetor, pak para nisjes së skuadrës kuqezi drejt Arabisë Saudite për të marrë pjesë në Superkupën e Italisë. Më 3 janar është planifikuar gjysmëfinalja kundër Juventusit. Në rast të një fitoreje, Milani do të luajë finalen kundër njërës prej gjysmëfinalistëve të tjerë mes Interit dhe Atalantës.

Pas një jave, Pulishiç do t’i nënshtrohet një kontrolli të ri. Fonseka, i cili shpreson ta ketë në dispozicion sa më shpejt, po mendon tashmë për ndryshime në sulm, pas mungesës së ish-lojtarit të Çellsit dhe Borusia Dortmundit. Është e mundur që trajneri portugez të rishfaqë Abraham si sulmues qendror, i mbështetur nga Morata në rolin e organizatorit të lojës.

Alternativë tjetër? Loftus-Çik mund të luajë pas sulmuesit kryesor, ndërsa Çukueze mund të zëvendësojë Musa-n në krah për të rritur forcën sulmuese të Milanit.

LEXO EDHE:

Back to top button