Mësohet se si pilotët e Formula 1, i kanë zgjedhur numrat e tyre në makinë

Pilotët e Formula 1 janë të lidhur ngrushtë me numrat që mbajnë në makinat e tyre, ai numër zakonisht ka një domethënie të veçantë, ndaj dhe ata nuk ndahen prej tyre edhe kur shpallen kampionë bote, siç është rasti i Luis Hamiltonit, që gjithnjë ka garuar me numrin 44. Britaniku mban numrin 44, pasi e konsideron si numrin e tij me fat, me të cilin ka garuar që në garat “kart”.

Një pilot kampion bote që nuk ka mbajtur numrin 1 është Fernando Alonso. Spanjolli garon me numrin 14 në njëvendëshen e tij, numër që e ka si hajmalie. Alonso u shpall kampion bote në garat “kart” më datën 14 korrik, ndaj dhe garon në Formula 1 me këtë numër.

Piloti monogask i Ferrari, Sharll Leklerk, mban numrin 16 për shkak të ditës së lindjes së tij, 16 tetor. Ai është fiksuar pas kësaj teorie të simboleve, edhe për faktin se ai e adhuron numrin 7, që dikur ka qenë i zënë (e mbante Kimi Raikonen). Ai beson te numri 16 edhe për faktin se shuma 1+6 bëjnë 7, numrin që ka dashur dikur.

LEXO EDHE:

Back to top button