Mësohet trajneri që do të drejtojë Portugalinë dhe CR7

Emri i trajnerit të ri të kombëtares së Portugalisë nuk është zyrtarizuar ende, por orët e fundit po merr shumë rëndësi emri i Paulo Fonseka. 49-vjeçari aktualisht drejton skuadrën e Lille në kampionatin francez, ndërkohë që më parë ka drejtuar edhe Roma në Serie A.

Sipas “tuttomercato”, emri i trajnerit Fonseka-s shihet si kandidati kryesor për stolin e ekipit luzitan, që do të zërë vendin e Fernando Santos. Pas largimit të këtij të fundit u përfol edhe për Jose Mourinho, që do të bënte një punë të dyfishtë, si trajneri i Roma dhe kombëtares.

Gjithsesi, Paulo Fonseka duket gati për këtë detyrë, pasi ka drejtuar në mjaft skuadra dhe e njeh mirë Kristiano Ronaldo. Duket se edhe CR7 është dakord, pasi do të rifitonte pozicionin e tij si lider në kombëtare dhe Fonseka është gati për këtë detyrë të re, duke parë marrëdhënien e mirë që ka me Federatën.

LEXO EDHE:

Back to top button