Mesoni kush janë kandidatët në garë për “Topin e Artë”

Pasi u anulua në vitin 2020, “Topi i Artë” është rikthyer dhe çmimi nuk do të shpërndahet deri në dhjetor, që do të thotë se lojtarët mund të kenë ende kohë për të bërë paraqitje sa më impresive.

Goal.com, ka publikuar listën e 10 lojtarëve më të mirë për vitin 2021 deri tani që janë favoritët për të fituar “Topin e Artë”. Listës i paraprin Leo Mesi, i pasuar nga Levandovski dhe Zhorzhinjo që mbyllin treshen, gjersa Kante dhe Lukaku mbyllin Top 5-shen.

Lionel Messi – Në vitin 2021: 36 gola, 14 asistime. Fitoi Copa America & Copa del Rey.

Robert Levandovski – Në 2021: 48 gola, shtatë asistime. Fitoi Bundesligën, Kupën e Botës për Klube dhe DFL-Superkupën.

Zhorzinjo – Në 2021: Pesë gola, dy asistime. Fitoi Euro 2020, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s.

N’Golo Kante – Në vitin 2021: Një gol, një asistim. Fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s.

Romelu Lukaku – Në 2021: 29 gola, tetë asistime. Fitoi Serie A.

Top 10 e mbyllin Erling Haaland, Kilian Mbape, Kristiano Ronaldo, Kevin De Brujne dhe Karim Benzema.

LEXO EDHE:

Back to top button