Messi duhet të bindet nga Laporta që të vazhdojë të ardhmen me Barçën

Ylli argjentinas ende nuk ka filluar bisedimet rreth nënshkrimit të një kontrate të re me skuadrën e tij. Lionel Messi duhet të bindet nga vizioni i presidentit Joan Laporta për Barcelonën, para se të nënshkruajë një kontratë të re, raporton “The Sun”.

Argjentinasi vazhdimisht është duke u lidhur me një transferim larg Barcelonës, dhe dëshiron të shoh se kë dëshirojnë “Blaugranët” ta transferojnë, para se ai të merr vendim rreth së ardhmes së tij, përcjell KosovaPress.

Messi ka kontratë aktuale me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, dhe skuadrat që kanë shprehur interesim serioz për shërbimet e 33 vjeçarit janë Paris Saint-Germain, Inter dhe Manchester City.

LEXO EDHE:

Back to top button