Messi mund të kthehet në Barcelonë pas Kampionatit Botëror

Messi mund të kthehet në Barcelonë pas Kampionatit Botëror

Njëri nga anëtarët ekzekutiv të Barcelonës raportohet se ka këmbëngulur me bindje se është e mundur që sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi të kthehet në “Camp Nou”.

Messi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me PSG-në në gusht të vitit 2021 pasi u largua nga Barcelona për shkak të situatës financiare të klubit.

Argjentinasi ka më pak se 12 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale dhe ai po i shtyn bisedimet për një marrëveshje të re deri pas Kupës së Botës, përcjellë KosovaPress.

Me Messin të lirë për të diskutuar kushtet me klubet e tjera në janar, zëvendëspresidenti i Barcelonës për qështje finaciare, Eduard Romeu, ka treguar se ata mund të kërkojnë të nënshkruajnë me ish-yllin e tyre në vitin 2023.

Duke folur për “El Mati de Catalunya Radio”, Romeu tha: “Do të ishte e mundur financiarisht sepse nëse ai kthehet do të ishte si një agjent i lirë. Por është një vendim që duhet të merret nga stafi stërvitor dhe lojtari. Nuk më takon mua të marr ato vendime, por do të ishte i zbatueshëm. Edhe pse nuk e kam në buxhet.”

“Ai është një ikonë e klubit. Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, por do të jetë një vendim teknik nëse ai kthehet.”, tha në fundi ai.

Ndërsa e ardhmja afatgjatë e Messit në kryeqytetin francez është e pasigurt, ai do të kërkojë të vazhdojë fillimin e tij të mirë të sezonit kur të kthehet nga pushimi ndërkombëtar pasi ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tetë asistime në 11 paraqitje për PSG-në këtë sezon.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button