Pavarësisht se “aventura” e tij në Francë, me “gjigandët” e Paris Sen Zhermenit zgjati vetëm 2 sezone, Lionel Messi sërish arriti të bëhet pjesë e “historisë” së francezëve dhe pas largimit të tij drej skuadrës nga MLS, Inter Majami.
Falë paraqitjeve të tij këtë sezon me PSZH, në Kampionatin francez të futbollit, “Ligue 1”, ku arriti të regjitsrojë 16 gola dhe 16 asiste, në 32 përballje, kampionati ka vendosur t’i japë argjentinasit çmimin si “Lojtari më i mirë i huaj”.
Njoftimi erdhi në faqen zyrtare të kampionatit në rrjetet sociale, duket vlerësuar edhe një herë një lojtar që nuk arriti kurrë të “vlerësohej” nga tifozët e “gjigandëve” parizienë.








